Home ShowBiz Si u njoh me partnerin, Olta Gixhari e rrëfen për herë të parë
Si u njoh me partnerin, Olta Gixhari e rrëfen për herë të parë
0

Si u njoh me partnerin, Olta Gixhari e rrëfen për herë të parë

0
0

Olta Gixhari dhe jeta e saj personale gjithmonë ka ngjallur kuriozitet tek ndjekësit.

Partneri i saj Dori nuk është aspak i njohur për audiencën pasi kështu ka zgjedhur vetë.

Gjatë qëndrimit në Big Brother Vip ajo ka rrëfyer njohjen me partnerin. Në një udhëtim në Madrid i ndryshoi jetën, pasi u takua rastësisht me djalin që do t’i rrëmbente zemrën nëpërmjet një miku të përbashkët.

Aty kuptova që këtë njeriun e kisha parë shumë vite më parë, por kisha harruar që ekzistonte. I thashë ‘sa i bukur qenke bërë ti’, fjala e parë, u emocionova. Ikëm të pinim verë, i thosha shoqes sime “o zot sa i mirë ky, kape, është shumë i mirë, kape mos e le, është yll”.

Ajo më tha: Olta ke harruar që jam e fejuar, nëse të pëlqen kaq shumë, kape vetë. Isha e bindur se ai nuk do ma varte kurrë, do gocë të urtë, unë isha shumë energjike. Mua më pëlqente shumë, por isha e bindur se ai s’do më pëlqente. Isha e hedhur, shumë ndryshe nga partneri im. S’ma merrte mendja që do shkoja në Madrid dhe të takoja burrin tim.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/oltagixhari/

tags: