Home ShowBiz ‘Doli nga Big Brother Vip’, ja kush fshihet pas vendimit sipas Zhaklinës
‘Doli nga Big Brother Vip’, ja kush fshihet pas vendimit sipas Zhaklinës
0

‘Doli nga Big Brother Vip’, ja kush fshihet pas vendimit sipas Zhaklinës

0
0

Zhaklina Gjolla në fillime u pa si një konkurrente me potencial.

Megjithatë rrugëtimi i saj ishte shumë i shkurtër pasi kështu vendosi vetë moderatorja.

Së funndmi ajo ka qenë e ftuar në Pardon My French. Ajo u shpreh se nuk është penduar për vendimin e largimit nga Big Brother Vip.

Një pyetje tjetër ka tërhequr vëmendjen. Çfarë mendon kur njerëzit thonë se të nxorri Olta.

‘Po, me vjen shumë keq (për komentet), mund të them se në një këndvështrim të caktuar ishte ashtu, por mua nuk më nxorri Olta direkt. Nuk do të thoja më nxorri Olta, sa çdo të thoja që më nxorrën të gjithë banorët, Olta, Luizi, Kristi, domethënë të gjithë së bashku. Në sy të publikut ishte Olta ajo që krijonte aleanca, ose ju fliste banorëve të tjerë kundër meje dhe kjo ishte një gjë që unë nuk e dija dhe nuk e shihja. Unë thjesht hasesha me fytyrën e Luizit, apo të Kiarës që më shihte me dyshim. Nëse unë mendoja që këta po e bëjnë këtë gjë për show, ata nga ana tjetër mund të kenë menduar që kjo po e bën këtë për show. Indiferenca ime atyre mund të jetë dukur për show.’

Linku: https://www.youtube.com/results?search_query=pardon+my+french+zhaklina

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/zhaklinagjolla/