Home ShowBiz Kim shfaqet si pedagoge në Harvard, rrjeti shpërthen ndaj saj
Kim shfaqet si pedagoge në Harvard, rrjeti shpërthen ndaj saj
0

Kim shfaqet si pedagoge në Harvard, rrjeti shpërthen ndaj saj

0
0

Kim Kardashian sapo ka mbajtur një leksion në Harvard

Kim bëri një vizitë në Universitetin e Harvardit për një leksion në shkollën e famshme të biznesit.

Studentët u befasuan kur Kardashian dhe bashkëthemeluesi i saj i SKIMs, Jens Grede, bënë një paraqitje të papritur në Shkollën e Biznesit të Harvardit për të folur për biznesin e tyre miliarda dollarësh.

“Ajo foli për atë që kishte punuar dhe për këtë firmë të re të kapitalit privat dhe SKIMS,” tha një student për People. “Ajo ishte ulur anash, por ishte e përfshirë në leksion.”

Paraqitja e saj si pedagoge nuk u prit fare mirë. Një pjesë kanë shpërthyer në Twitter kundër saj.

Shumë përdorues e fajësuan atë, por edhe vetë Harvardi, i cili e ftoi biznesmenen në një leksion. Kim dihet se studion për drejtësi. Disa nga komentet e bëra pas paraqitjes së saj në universitet ishin si më poshtë: “Kim Kardashian ka lindur e pasur. Ajo u përpoq të përdorte një kasetë seksi për të nisur një karrierë aktrimi ose kënge, asnjëra nuk u ngrit. Kim ishte mjaft e pasur për të bërë që një reality show me skenar të funksiononte, sepse ajo dhe familja e saj janë pa komplekse. Harvardi është po aq i keq sa Kardashians tani.’

Linku: https://www.instyle.com/kim-kardashian-harvard-business-school-lecture-7097745

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kimkardashian/