Home Business / Technology Istagrami ndan risinë e rradhës me përdoruesit, ja çfarë do të ndryshojë këtë herë
Istagrami ndan risinë e rradhës me përdoruesit, ja çfarë do të ndryshojë këtë herë
0

Istagrami ndan risinë e rradhës me përdoruesit, ja çfarë do të ndryshojë këtë herë

0
0

Që prej vitit 2010 kur u lançua, Instagrami ka lejuar përdoruesit e vet që të ngarkojnë foto dhe krahas të vendosin një përshkrim të shkurtër.

Por tashmë, me një opsion të ri, të quajtur “Notes” përdoruesit mund të shpërndajnë postime që përmbajnë emoji dhe tekst deri në 60 karaktere. Ajo që e bën të rëndësishëm këtë opsion është që postimi mund të hidhet pa foto.

Ky opsion ka nisur të përdoret në disa vende si për shembull Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australi. Përdoruesit e kanë krahasuar atë me MSN Messenger. Tashmë “Notes” ka nisur të përdoret edhe në Europë.

Themeluesi i Meta e përshkruan këtë opsion si një mënyrë të re për të shpërndarë mendimet dhe për të parë se çfarë po bëjnë miqtë.

“Gjatë testeve të para, mësuam se njerëzit pëlqenin të kishin një mënyrë të lehtë për të shpërndarë se çfarë kishin në mendje dhe për të nisur një bisedë”, tha ai.

“Notes” shfaqet në seksionin e mesazheve. Për të krijuar një “Note” duhet që të klikohet në butonin plus dhe më pas mund të shpërndani në 60 karaktere se çfarë keni në mendje.

Linku: https://www.bbc.com/news/technology

Burimi i fotos: unsplash.com

tags: