Home ShowBiz “Luizi ka frikë nga unë”, Godet sërish Dea Mishel
“Luizi ka frikë nga unë”, Godet sërish Dea Mishel
0

“Luizi ka frikë nga unë”, Godet sërish Dea Mishel

0
0

Dea Mishel është kthyer në një armike të përbetuar për Luizin që nga spektakli i mbrëmjes së të shtunës.

Shkak është bërë zgjedhja e Deas për të çuar në nominim grupin “LEK”, ku u eleminua Efi.

Kjo zgjedhje solli më pas një agravim të situatës mes saj dhe Luizit, i cili natën e spektaklit e kërcënoi hapur atë.

Megjithatë situata mes tyre më pas është qetësuar.

Teksa qëndronte së bashku me një pjesë të banorëve në oborr. Dea është shprehur se sipas saj Luizi e ka frikë atë pasi ajo nuk qëndron indiferente ndaj saj.

“Ai është trembur. Kam përshtypjen se do ta mbulojë me “po e injoroj”, por ai ka frikë nga unë.

Unë jam shumë e ftohtë, ndërsa ai e humbi fare dje me mua. Ai këtë ka lojën më të fortë, që të të nxjerrë nga vetja.

Fakti që nuk më nxjerr dot nga vetja e tremb shumë”, është shprehur Dea, fjalët e së cilës i ka konfirmuar më pas edhe Olta.

Linku: https://www.instagram.com/reel/CoSeGRFKi0Z/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cn_807YN-nU/?utm_source=ig_web_copy_link