Home Lifestyle Horoskopi ditor, 7 shkurt 2023
Horoskopi ditor, 7 shkurt 2023
0

Horoskopi ditor, 7 shkurt 2023

0
0

Dashi

Do të mund të përballoni disa çështje delikate të punës me forcë dhe iniciativë. E vetmja pengesë e kësaj dite mund të jetë nxitimi. Dëshira për të zgjidhur menjëherë situatat që do të bëhen më të qarta brenda pak muajsh. Në çdo rast, shtyni vendimet në lidhje me financat, për shembull rirregullimin e shtëpisë, apo dalje të tjera të jashtëzakonshme.

Demi

Me disa marifete të këndshme mund të kompensoni mospërmbajtjen tuaj. Nga ana tjetër kur humbisni durimin është e vështirë të përmbaheni. Si për dashurinë ashtu edhe për jetën praktike është një periudhë rikuperimi, por mbi të gjitha në sferën e punës shohim yje fitues. Veçanërisht nëse punoni në kontakt me publikun ose dëshironi të fitoni miratim.

Binjakët

Kjo javë ka përfshirë disa momente shqetësimi sidomos në fillim të muajit, por ditët në vijim janë premtuese. Hëna do të jetë në aspekt të mirë, kjo do të thotë që duhet të mirëprisni situata të papritura. Kujdes vetëm nga marrëdhëniet e dashurisë që kanë kaluar.

Gaforrja

Hëna është në shenjën tuaj të zodiakut. Moti është pak i ashpër edhe në dashuri, fundjava duket premtuese sepse sot Hëna është pikërisht në shenjën tuaj të zodiakut. Gjatë kësaj kohe, mund të jeni duke konkurruar me dikë që nuk e meriton as vëmendjen tuaj.

Luani

Deri në fund të muajit emocionet tuaja do të rekuperohen. Jeta  profesionale ka gjithmonë turbulenca. Është nevoja për të rregulluar disa gjëra, apo për të rikuperuar një rol, që ju është vënë në pikëpyetje.

Virgjëresha

Mundohuni të rikuperoni qetësinë, por mbi të gjitha më shumë qetësinë e brendshme. Është një periudhë veçanërisht e ngarkuar, edhe sepse do të ketë shumë gjëra të rëndësishme për të bërë gjatë ditëve në vijim. Në dashuri do të ishte gjithashtu e nevojshme të mbyllni disa çështje që ju shqetësojnë prej kohësh. Afërdita në kundërshtim me shenjën tuaj mund të krijojë një shqetësim ose një moment në të cilin ndjenjat do të bien në plan të dytë.

Peshorja

Është e kotë të jesh kokëfortë nëse diçka nuk shkon, përpiquni të mbani një qëndrim të qetë. Kini kujdes në marrëdhënie me të tjerët. Do të përballeni me raste kur do të ndiheni pa frymë në kërkimin e një qetësie të brendshme që është më e vështirë për t’u gjetur. Çiftet që janë bashkë për disa kohë duhet të shmangin konkurrencën, veçanërisht nëse njëri është më i suksesshëm se tjetri.

Akrepi

Hëna është pozitive dhe Venusi është në një aspekt interesant sot. Gjithmonë ju ka pëlqyer rreziku, por tani duhet llogaritur, veçanërisht nëse disa situata mund të ndikojnë në stabilitetin e biznesit tuaj në të ardhmen. Megjithatë, nëse ju duhet t’i trazoni gjërat për të arritur diçka, ose të kaloni një test ose të keni një intervistë të rëndësishme, kjo e premte funksionon mirë.

Shigjetari

Padyshim një ditë rikuperimi në funksion të ditëve më të mira. Sigurisht që dashuria vihet në prove. Historitë që lindin në këtë periudhë duhen jetuar me shumë kujdes, veçanërisht nëse prekin marrëdhëniet e lindura prej disa kohësh. Këtu është një kohë e mirë për të vazhduar projektin tuaj të punës, të lindur në fund të vitit të kaluar.

Bricjapi

Prej kohësh e kemi pohuar se fillimi i vitit 2023 do të ishte mjaft i lodhshëm dhe sot do të keni provat. Pavarësisht gatishmërisë suaj për t’u përpjekur të rregulloni kaq shumë skaje të lira, këto ditë mund të kuptoni se jo të gjithë janë në anën tuaj.

Ujori

Herë pas here ju përjetoni një krizë të vërtetë refuzimi ndaj gjithçkaje që ju rrethon. Është normale, pasi ju jeni shenja e ndryshimeve të mëdha. Në fund do të jeni të suksesshëm dhe intuita juaj uraniane do të rrisë origjinalitetin e mendimit që ka qenë gjithmonë marka juaj. Kjo është arsyeja pse ju duhet ende të propozoni ide të reja për t’i dhënë më shumë hapësirë biznesit tuaj.

Peshqit

Afërdita në aspektin e mirë i rikthen ndjenjat në modë, tani është koha e duhur për t’i bërë intuitat dhe emocionet tuaja të rëndësishme. Jeni në një situatë të veçantë që ju lejon të dilni, veçanërisht nëse mendoni se keni ide fituese. Ndryshimet do të jenë të nevojshme. Do të largoheni nga një projekt në favor të diçkaje tjetër.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-di-oggi-le-previsioni-di-lunedi-6-febbraio-2023/

Burimi i fotos: freepik.com