Adrola Dushi, është një nga personazhet më të dashura të publikut.
Ajo ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin “Wake Up” ku ka folur rreth jetës së saj private dhe planeve për të ardhmen.
E pyetur nga modertorët nëse do të largohej nga Shqipëria, Adrola është përgjigjur se është në një faze të jetës ku duhet të vendos përfundimisht se ku do të jetojë.
“Familjen e kam në SHBA dhe djali është me mamin tim. Nuk jam shumë e çmendur pas punës sime sot sepse sot më është kthyer vetëm në punë. Atë që doja e mora më herët, sepse erdhi herët dhe shumë vrullshëm. Kam kohë që jam në fazën e mendimeve se ku do vendosem përfundimisht. Kjo jeta në lëvizje nuk është fort e bukur. Kam dëshirë t’i largohem pak botës së modelingut dhe gjithë showt. Nuk po më përmbush. Po shkoj drejt biznesit. Dua të zhdukem dhe mos të varem nga ‘liket’ e askujt. Mbase tingëllon e shëmtuar, por gjithmonë duhet të jesh në duart e disa njerëzve…”, tha ajo në një intervistë në “Wake Up”.
Ndërsa e pyetur se kur do ta veshë fustanin e nusërisë, ajo ka dhënë një përgjigje diplomatike, pa zbuluar shumë detaje.
“Familja është gjëja që unë dua më shumë në jetën time. As karriera, asgjë në botë nuk duhet më shumë se familja”, u përgjigj ajo.
Linku: https://youtu.be/9Plm-PSrzME
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ClmC3JqLhIf/?utm_source=ig_web_copy_link