Home ShowBiz Luizi tërhiqet, i kërkon falje publikisht Oltës
Luizi tërhiqet, i kërkon falje publikisht Oltës
0

Luizi tërhiqet, i kërkon falje publikisht Oltës

0
0

Luizi dhe Olta janë përplasur shpesh me njëri-tjetrin për shkak të lojës.

Aktorja së fundmi nuk i ka përballuar mirë akuzat e Luizit që është kujdesur për të veç për lojë.

Dyshja kanë bërë një bisedë të gjatë në lavanderi.

Për herë të parë këngëtari ka bërë një hap prapa duke i kërkuar falje.

‘Nëse t’i je lënduar për ato që unë thashë, për herë të parë në këtë lojë po të kërkoj falje nëse të kam lënduar dje, por kuptoje që du me lujt.

Du t’i shkoj kësaj loje deri në fund dhe po luftoj me mish e me shpirt. Me Oltën jashtë unë nuk kam asgjë.

Mos mendo se unë kënaqem se qan ti. Unë do të them prapë shko qaj në tualet, por nuk kam ndonjë kënaqësi.

Jo për ty, por për asnjë. Edhe sikur Qetsori të qajë unë nuk ndihem mirë. Prandaj doja të mbyllej sa më shpejt ajo temë dje, se nuk ndihesha mirë me situatën që u krijua. Nuk është se jam krenar për gjërat që kam bërë, por du me lujt. Kam gabuar dhe do gaboj prapë, por dua të shkoj deri në finale’, u shpreh Luizi

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

tags: