0
0
Sipas MeteoAlb, orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat veriore duke gjeneruar dhe reshje të pakta shiu.
Ndërsa orët e mesditës dhe në vijim parashikohet që vranësirat të shtohen duke gjeneruar reshje të pakta shiu në të gjithë vendin tonë. Reshjet më të dukshme pritet të jenë në veriperëndim të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 21°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com