Home ShowBiz Pas deklaratës së Luizit për Efin, reagon Bora Zemani
Pas deklaratës së Luizit për Efin, reagon Bora Zemani
0

Pas deklaratës së Luizit për Efin, reagon Bora Zemani

0
0

Deklarata e Luizit për pjesmarrjen e Efit në PërPuthen ka shkaktuar shumë zhurmë në media dhe jo vetëm.

Pjesa më e madhe e audiencës i kanë dalë në mbrojtje Efit duke e konsideruar thjeshtë paragjykim reagimin e Luizit.

Bora Zemani ka reaguar me një postim në rrjete sociale ku shprehet:

‘Më vjen keq që akoma edhe sot në këtë Shqipërinë tonë të vogël me probleme të mëdha, shoh që diskutohet me dy standarde edhe për gjëra fare normale. Efit i përmendet si TURP eksperienca e saj në PP, si e vetmja “armë” për ta sulmuar, kur nga ana tjetër edhe Kristi është bërë i njohur për publikun po prapë nga një program dashurie dhe nuk e sulmojnë me këtë, sepse Kristi ka të drejtë të zgjedhë mes 30 vajzave dhe familjes së tij nuk duhet t’u vijë turp, ndërsa për Efin po, është turp!

Programe si Big Brother apo Për’puthen janë të vështira si për konkurrentët edhe për ata që i prodhojnë, por çfarë i përket secilit është shumë e qartë. Produksionet kanë për detyrë të sjellin në vëmendje situata sa më të larmishme dhe interesante për të mbajtur publikun mbërthyer pas ekranit, por sesi i menaxhojnë këto situata konkurrentët, përcakton dhe rrugëtimin e tyre apo impaktin që lenë në publik.

Ka personazhe që zgjedhin lidhje romantike në Big Brother në kuadër të lojës ose jo, ashtu siç ka personazhe në Për’puthen që tregojnë shumë më tepër dhe japin mesazhe më të forta sesa vetëm ndjenjat në Për’puthen, në kuadër të lojës ose jo.

Pra nuk mund të themi që është turp të njohësh dikë në Për’puthen dhe nuk është turp të lidhesh në Big Brother. Në fakt nuk është turp asnjëra madje është gjëja më e bukur kur kjo është e vërteta sepse kam bindje të plotë që publiku e përqafon shumë fort të vërtetën, gjithmonë!’- shprehet Bora në reagimin e saj.

Linku: https://www.instagram.com/stories/borazemani/3089460326609278537/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/borazemani/