Luizi mbrëmjen e sotme kurorëzoi dashurinë me Kiarën.
Ceremonia është organizuar në taracën e Bashkisë së Tiranës.
Çifti janë kurorëzuar nga Erion Veliaj.
Kiara është shfaqur super e emocionuar me një fustan madhështor nusërie. I ati e shoqëronte deri në momentin që e dorëzoi tek dhëndri.
Në ceremoninë martesore që kaq shumë pritej nga çifti, por edhe nga shumica e shqiptarëve, morën pjesë dhjetra miq, të afërm dhe familjarë të Luizit dhe Kiarës.
Kiara pranoi të jetë bashkëshortja e Luizit dhe që të marrë mbiemrin e tij Ejlli.
Luizi u shpreh se ai pranon ta ndajë jetën me Kiarën deri në vdekje. Puthja magjike mes çiftit u duartokit nga të ftuarit.
E ftauar speciale ishte Elvana gjata ku këndoi për çiftin më të ri.
Linku: https://bigbrothervip.top-channel.tv/
Burimi i fotos: https://bigbrothervip.top-channel.tv/