Home ShowBiz Sonte gjysmëfinalja e dytë e Eurovision 2023, Albina Kelmendi rrëfen emocionet e para
Sonte gjysmëfinalja e dytë e Eurovision 2023, Albina Kelmendi rrëfen emocionet e para
0

Sonte gjysmëfinalja e dytë e Eurovision 2023, Albina Kelmendi rrëfen emocionet e para

0
0

Sonte mbahet gjysmëfinalja e dytë e Eurovision familja Kelmendi ngjitet në skenën e madhe duke përfaqësuar vendin tonë me këngën Duje.

Nëpërmjet një lidhje direkte Albina ka treguar emocionet e para.

Këngëtarja ka shprehur me siguri se do të arrijnë të prekin finale e madhe me supotin e shqiptarëve.

‘Sot kemi patur provën gjenerale të cilën do ta nxjerrim për pak kohë. Vlerësimi i BBC është me të vërtet i mrekullueshëm. Kemi shpresa dhe shumë emocione. Koreografia dhe performanca është e thjeshtë dhe e përshtatshme me këngën për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm. Në skenë do të jemi 6 anëtarë të familjes.

Shqip do të jetë kënga dhe kemi kombinuar skenën dhe veshjen dhe nuk na ka mbetur asnjë element tjetër.

Falë meje kanë filluar kurse të gjuhës shqipe nga kënga që do të këndohet shqip, madje edhe audienca e ka perceptuar shumë mirë. Shtetet e forta na shohin si konkurrent. Votoni këngën ‘Duje’, na mbështetni sepse vetëm nuk mund t’ia dalim. Unë jam e bindur se ne do të arrijmë në finale sepse kemi dëgjuar që na kanë vlerësuar shumë. Jemi të gjithë të emocionuar secili në mënyrën e tij por gjithsesi emocione pozitive. Shpresojmë të bëjmë krenar të gjithë shqiptarët’.

Linku: Ditë pas Dite

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kelmendialbina/