‘Çmendet’ Facebook, iu dërgon kërkesë për ‘friends’ çdo personi që ju po i shikoni profilin
Këto ditë duhet të keni kujdes me përdorimin e Facebook, pasi mund të bëni “gabimin e jetës” dhe ti dërgoni kërkesë për “friends” ndonjë personi, që jeni futur thjesht për t’i parë profilin.
Një numër i konsiderueshëm përdoruesish të këtij rrjeti social janë ankuar për një gabim ditën e djeshme.
Ka shumë raporte në Facebook dhe Twitter me përdorues që ankohen për këtë gabim.
Nuk është e qartë se cili është shkaku i defektit, por ai ende nuk shfaqet në faqen e internetit të Meta’s Platform Bug Reports.
Platforma do t’ju mbajmë të përditësuar për çdo ndryshim, por tani për tani, basti juaj më i sigurt është të mos klikoni në asnjë profil që nuk është tashmë në listën tuaj të miqve.
Kjo kompani është shprehur se tashmë ky problem është rregulluar. “Kemi rregulluar gabimin në lidhje me një përditësim të fundit të aplikacionit, që shkaktoi dërgimin e gabuar të disa kërkesave për miqësi në Facebook. Ne e parandaluam që kjo të ndodhte dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, sqaroi “Meta”.
Ky gabim vjen pas një shkurtimi masiv të vendeve të punës nga kjo kompani. Raportohet se rreth 13% e stafit janë pushuar nga puna në muajt e fundit. E përkthyer në numra janë rreth 11 mijë punonjës. Muajin e kaluar, një problem me reklamat “acaroi” jo pak përdoruesit e “Facebook” dhe kompania u detyra që t’i ndalonte për një kohë të gjatë.
Linku: https://www.androidauthority.com/facebook-send-request-bug-3324254/
Burimi i fotos: pexele.com