Dea fton Efin live në emision për kafe, ja përgjigjja e sa
Ditën e djeshme mes banorëve të “ Big Brother Vip”, e ftuar ka qenë edhe Dea Mishel, në rubrikën “Dielli apo Hëna” tek “E Diell” dhe ka zbuluar shumë të reja rreth jetës së tij pas “BBV2”, marrëdhëniet me ish-banorët etj, projektet etj.
Gjatë një loje Dea ishte e detyruar të telefononte Efin për ta ftuar të takoheshin dhe pasi e pranoi sfidën dhe Efi pranoi që të takoheshin, Dea i tregoi se kjo ishte një sfidë nga “E Diell”, por që prap së prap do të takoheshin me të vërtetë.
Dea: Alo, përshëndetje, si je? Dea jam
Efi: Mirë, si je ti?
Dea: Mirë. Ja mora numrin tënd Ervinit. Dua të të ftoj për kafe për të folur për diçka të bukur.
Efi: Nuk jam në Shqipëri
Dea: Kur do vish? Takohemi të hënën?
Efi: Po
Ndër të tjera Dea u shpreh se pasi doli nga shtëpia një nga gjërat që kishte mësuar dhe e kishte lënduar shumë ishte se familjarët e saj ishin kërcënuar dhe ofenduar dhe këtë gjë Dea nuk do donte të ndodhte.
Linku: Top Channel
Foto: https://www.instagram.com/deamichellee/