Home ShowBiz Stresi zbulon se ka fituar më shumë se 120 mijë euro
Stresi zbulon se ka fituar më shumë se 120 mijë euro
0

Stresi zbulon se ka fituar më shumë se 120 mijë euro

0
0

Stresi, u shpall fitues i edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”. Ai arriti të rrëmbejë çmimin e madh, i cili ishte plot 160 mijë euro.

Por, në një intervistë të fundit Stresi zbuloi se ka pasur edhe kontrata të tjera dhe ka fituar shumë më shumë.

“Përveç çmimit të madh unë kam pasur edhe dy kontrata tjera si imazh, është dyfishuar shifra që kam fituar. E gjithë eksperienca që kam fituar në BBVK është diku rreth 240 mijë”, u shpreh ai.

Kujtojmë që reperi ishte në finale me Xhulin, Artanin, Vedatin dhe Mbresën.