Home Lifestyle Disa arsye pse fëmijët gënjejnë
Disa arsye pse fëmijët gënjejnë
0

Disa arsye pse fëmijët gënjejnë

0
0

Fëmijët gënjejnë sepse prindërit iu krijojnë kushte të tilla. 

Shpesh prindërit iu bëjnë presion fëmijëvë të pranojnë gjëra që nuk i kanë bërë. Kjo gjë i çon ata drejt gënjeshtrës.

Gënjejnë sepse prindërit dhe të tjerët gënjejnë!

Prindërit iu kërkojmë atyre t’i tregojnë fqinjit se dhurata që i dërgoi për ditëlindjen ishte e mahnitshme kur në fakt të gjithë në shtëpi menduan se ishte patetike.

Fëmija juaj të kthehet në shtëpi me një vizatim të tmerrshëm, dhe ju duhet ta lavdëroni atë me lëvdata, sepse doni t’ia mbani shpirtin lart?

Fëmijët i përqafojnë këto gënjeshtra të ëmbla, por me kalimin e kohës zbulojnë se ato janë në të vërtetë gënjeshtra. Së shpejti, edhe ata fillojnë t’i përdorin ato.

Fëmijët gënjejnë për të marrë atë që duan.

Fëmijët janë të uritur për vëmendje, dëshirojnë biskotat dhe lodrat e tyre të preferuara. Ata janë të gatshëm të gënjejnë thjeshtë për të arritur aty ku duan.

Do të gënjejnë sepse duan të zbulojnë gjëra të reja.

Fëmijët gjithashtu gënjejnë sepse po zbulojnë veten dhe gjëra të reja në jetë. Gënjeshtra është një proces bazë që na fut në imagjinatë, në lojë dhe në kreativitet.

Fëmijët gënjejnë për të shmangur fokusin.

Nëse keni qenë në një situatë ku fëmija juaj vuan nga depresioni, ankthi dhe shëndeti i keq, do të pajtoheni me mua që fëmija juaj do të gënjejë herë pas here për t’ju bërë të ndiheni më mirë.

Linku: https://parentingalpha.com/here-are-5-interesting-reasons-why-children-lie/

Burimi i fotos: pexele.com