Dashi
Në këtë ditë, yjet këshillojnë të shikoni përpara dhe të hiqni dorë nga historitë që duket se nuk shkojnë askund. Në punë ka shumë angazhime por nëse menaxhohen mirë mund të sjellin kënaqësi të madhe.
Demi
Ju keni Mërkurin në shenjën tuaj, kështu që është një kohë e mirë për takime. Në punë duhet të bëni edhe gjërat që nuk ju pëlqejnë.
Binjakët
Në këtë ditë të parë të qershorit, ndjenjat bëhen më të rëndësishme. Përsa i përket punës mund të ketë ndryshim apo transferime të detyrave, ndaj kujdes.
Gaforrja
Ky është një qiell që favorizon marrëdhëniet dhe hëna në shenjë ndihmon nga ky këndvështrim. Në punë ka nervozizëm dhe, ndoshta, ndiheni pak nën presion. Përpiquni të shkëputeni për pak, më 2 qershor ju pret një fundjavë e gjatë, në të cilën mund të shfrytëzoni rastin për të rikuperuar energjitë tuaja.
Luani
Në dashuri ka diçka për t’u sqaruar kështu që shfrytëzojeni këtë ditë për t’i thënë partnerit tuaj atë që mendoni. Ka pak rrëmujë në punë, por shumë shpejt do të arrini ta përfundoni atë projekt të rëndësishëm.
Virgjëresha
Ju duhet të përfitoni nga kjo ditë për të përjetuar një emocion të ri dashurie. Në punë, nëse tashmë keni një aktivitet në zhvillim, do të arrini suksese të mëdha. Mund të ketë shpërblime të mëdha, veçanërisht për ata që kërkojnë një punë të re ose për ata që kërkojnë të promovohen.
Peshorja
1 qershori, sjell disa dyshime për dashurinë dhe duhet të presim datën 23 të këtij muaji për të pasur pak më shumë qetësi. Shumë gjëra kanë ndryshuar në punë, por jini të lumtur për këtë.
Akrepi
Dita është mjaft nervoze nga pikëpamja e dashurisë, kini parasysh këtë. Në punë, nëse keni një propozim për të bërë, bëjeni, por me shumë kujdes.
Shigjetari
Jemi në një situatë shumë më të qetë në dashuri dhe ndjenjat do të favorizohen edhe më shumë gjatë fundjavës. Në punë, të gjitha projektet e reja që kanë mbetur të papërfunduara deri më tani do të mund të bëhen realitet.
Bricjapi
Gjatë ditës së nesërme, nëse jeni beqarë mund të keni grumbulluar dhimbje, por duhet të mësoni të shikoni përpara. Në punë keni shumë dyshime, por kjo është koha për të zgjedhur drejtimin.
Ujori
Ka shumë gjëra për të sqaruar në marrëdhënien tuaj, kështu që përfitoni nga rasti për të biseduar me partnerin tuaj. Në punë ka Saturn të kundërt që ngacmon, por nuk duhet të dorëzoheni.
Peshqit
Hëna është e favorshme dhe ju lejon të përjetoni emocione të forta. Në punë vazhdoni drejtpërdrejt në rrugën tuaj, duke ditur më mirë se kushdo tjetër se çfarë dëshironi për veten tuaj. Dhe vetëm atëherë mund ta merrni dhe të shpresoni për diçka të veçantë.
Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-del-giorno-le-previsioni-di-giovedi-1-giugno-2023/
Burimi i fotos: freepik.com