Home ShowBiz Nga data 1-6 qershor ‘UNUM Festival’ rikthen në Shëngjin mijëra turistë
Nga data 1-6 qershor ‘UNUM Festival’ rikthen në Shëngjin mijëra turistë
0

Nga data 1-6 qershor ‘UNUM Festival’ rikthen në Shëngjin mijëra turistë

0
0

Edicioni i katërt i festivalit të muzikës elektronike “UNUM Festival” do mbahet në Shëngjin nga datat 1 deri më 6 Qershor do të ketë në fokus edhe mjedisin.

Përveç argëtimit për të rinjtë, ky aktivitet ku marrin pjesë edhe turistë të shumtë nga e gjithë bota, synon të promovojë mjedisin e pastër si një mënyrë për të kontribuar në komunitet.

Drejtuesi i “UNUM Festival”, Mousa Ceesay thotë se e gjitha bëhet për të mbrojtur ekosistemin.

“Ne mendojme se muzika dhe natyra teksa ndërthuren me njëra-tjetrën duhet të synojnë dhe mbrojtjen e ambientit dhe të ardhmes sonë. Ndaj është përgjegjësia jonë që në fund të eventit të kemi ambient sa më të paster.”  “UNUM Festival” është një aktivitet që sjell në Shëngjin mijëra vizitorë e turistë, që këtë vit do të jetë përgjatë 6 ditëve të para të Qershorit.

Festivali mbahet në Shëngjin dhe tashmë kjo gjë është kthyer në traditë.

Linku: https://www.instagram.com/unumfestival/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/unumfestival/