Home ShowBiz Einxhel Shkira shton dyshimet për shtatzëni të dytë
Einxhel Shkira shton dyshimet për shtatzëni të dytë
0

Einxhel Shkira shton dyshimet për shtatzëni të dytë

0
0

Einxhel Shkira është një nga moderatoret më të pëlqyera dhe të ndjekuara të ekranit.

Teksa shijonte eksperiencën e saj në edicionin e parë të formatit të njohur “Big Brother VIP”, Einxhel aty gjeti dashurinë e jetës, DJ Dagz.

Ata janë prindër të një djali disa muajsh të quajtur, Trev.

Moderatorja është shumë aktive në rrjetet sociale ku nuk ngurron të ndajë me ndjekësit opinione dhe momente nga jeta e saj private.

Së fundmi ajo ka nxitur dyshimet se mund të jetë në pritje të një tjetër fëmije.

Einxhel ka ripostuar një foto të një ndjekëse e cila shprehej:

“Herën e fundit që ti the ‘Hedhoww’ ishe shtatzënë. Jam duke pyetur veten cila është surpriza jote kësaj radhe”.

Ndërsa përgjigjia e moderatores të nxit edhe më tepër dyshimet.

“Lol sa mirë më njihni”, shkruan Einxhel.

Linku: https://www.instagram.com/stories/einxhel_shkira/3114857758314803474/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CsJjGFuN91I/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==