Partnerja e aktorit shumë të dashur të humorit, Elvis Pupa ka qënë e ftuar së fundmi në podkastin “Zë me Mirën”.
Gjatë intervistës ajo ka zbuluar për publikun shumë të pathëna më parë lidhur me marrëdhënien dhe jetën e tyre në Australi.
Edhe pse çifti i njohur kanë prej 14 vitesh së bashku ata nuk kanë ende një fëmijë.
Lidhur me këtë çështje Belina Pupa është shprehur se nuk ka ardhur akoma momenti i duhur. Madje ajo ka zbuluar se nuk ka asnjë problem që i pengon ata.
“Neve nuk na erdhi ndjesia e prindërimit. Jemi shumë të shëndetshëm, thjesht nuk ka ndodhur ende, mund të vijë nesër, mund të vijë pasnesër.
Ama unë besoj se çdo njeri ka rrugën e vet. Jam këtu jam për të bërë rrugëtimin tim. Fëmija është bekim.
Arsyeja e vetme që dua të kem një fëmijë është se dua të di çfarë krijimi mundemi të bëjmë ne. Por, për momentin nuk ndihem sikur më mungon diçka”, u shpreh Belina.
Ajo shtoi ndër të tjera që aktori asnjëherë nuk e ka pyetur se pse nuk po ndodh, por ka zgjedhur ta kuptojë. Ajo tha se janë shumë të plotësuar dhe të lumtur me njëri-tjetrin.
Linku: https://www.instagram.com/p/CtBoBKdIHg1/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CsJVN9-oBZ5/