Home ShowBiz Pasha N’Club by DJ Dalool performohet para 5000 adhuruesve ne Köln, Gjermani
Pasha N’Club by DJ Dalool performohet para 5000 adhuruesve ne Köln, Gjermani
0

Pasha N’Club by DJ Dalool performohet para 5000 adhuruesve ne Köln, Gjermani

0
0

Ditën e djeshme është mbajtur në zemrën e qytetit Köln, përgjatë lumit Rhein, një nga festivalet më të mëdha Shqiptare në Gjermani.
I organizuar nga ILLYRIAN Glamour festivali u zhvillua në sheshin e muzikës live Tanzbrunnen, ku shumë yje të njohur internacional kanë krijuar histori.
Këtë hërë, kishin nderin të performonin një sërë artistash shqiptar, të cilët kanë tronditur tregun europian së fundmi.
Lista e artisteve të ftuar për të performuar ishte e gjatë, dhe ndër to bënin pjesë emra të njohur si: Noizy, MC Kresha, Lyrical Son, Dhurata Dora, Ylli Limani, Majk, Kida, Ghetto Geasy, Dafina Zeqiri, Alban Skënderaj, Ardian Bujupi, Tayna, Klajdi, Bruno.
Në këte festival ishin mbledhur rreth 5000 adhurues të muzikës shqiptare, nga treva të ndryshme shqipfolese ose jo.
Një ndër artistët e ftuar ishte dhe Dj. Dalool i cili performoi një nga kengët e tij më të reja, Pasha N’Club.

Linku: Acromax Media

Burimi i fotos: Acromax Media

tags: