Home Lifestyle Çfarë e shkakton hipertensionin te fëmijët?
Çfarë e shkakton hipertensionin te fëmijët?
0

Çfarë e shkakton hipertensionin te fëmijët?

0
0

Megjithëse hipertensioni është një gjendje që prek kryesisht të rriturit, presioni i lartë i gjakut po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm te fëmijët dhe adoleshentët.

Shkaqet mund të ndryshojnë nga disa probleme shëndetësore ose marrja e medikamenteve të caktuara e deri te faktorë të tjerë, si historia familjare e hipertensionit arterial, mosha, pesha trupore etj.

Çfarë e përcakton hipertensionin te fëmijët?

Përkufizimi klinik i hipertensionit te fëmijët ndryshon në varësi të moshës, gjatësisë dhe gjinisë së fëmijës.

Që fëmija juaj të diagnostikohet me hipertension, presioni i gjakut duhet të jetë më i madh ose i barabartë me përqindjen e 95-të për fëmijët e së njëjtës moshë, gjatësi dhe gjini.

Jo vetëm kaq, leximi i presionit duhet të plotësojë atë kriter në tre matje të veçanta.

Adoleshentët e moshës 13 vjeç e lart kanë të njëjtat kritere diagnostikuese si të rriturit. Kështu, në këtë grup, vlerat e presionit të gjakut duhet të jenë 140/90 mm Hg ose më të larta për të diagnostikuar hipertensionin arterial.

Linku: https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/21150-high-blood-pressure-in-children Foto: Freepek.com

tags: