Home ShowBiz Mes lotësh, Irma Libohova zbulon kujtimin e fortë që e mban lidhur me bashkëshortin
Mes lotësh, Irma Libohova zbulon kujtimin e fortë që e mban lidhur me bashkëshortin
0

Mes lotësh, Irma Libohova zbulon kujtimin e fortë që e mban lidhur me bashkëshortin

0
0

Irma Libohova ka qenë dhe mbetet një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare.

Këngëtarja ka qenë e ftuar së fundmi në Wake-Up ku ka zbuluar më shumë të pathëna nga jeta e saj.

Këngëtarja në një moment të intërvistës ka zbuluar objektin që e mban lidhur me bashkëshortin dhe bëhet fjalë për orat.

‘Në momentin që po vija sot këtu, im shoq ka qenë koleksionisht orash, i donte shumë orat dhe kishte lloj-lloj. Po kontrolloja dhe mora një nga orat, dhe ora që preka ishte një orë, s’ka rëndësi firma, ngaqë ne udhëtonim shpesh ora është me të dyja kohët, domethënë brenda orës ka dy ora. Një e vinim në Amerikë kur shkonim atëherë dhe një me orën e Europës.

E nxora, thashë ta vë, por jo sepse më sjell nëpër kujtime dhe e lashë prapë aty dhe mora këtë. Ka qenë një njeri që rrinte me libër, flinte, zgjoheshe me libër me vete. Njeri i formuar, i kulturuar që ka ditur çfarë është respekti, çfarë është gruaja, si respektohet, çfarë është familja. Si i bëj tani këto analiza, sikur i kam pasur në të gjithë jetën time si kurorë të bukur, sot i kujtoj thjesht dhe në këtë moment këngëtarja përlotet.

Linku:

https://www.youtube.com/watch?v=I-O52YZjluU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ilibohova/