Home Business / Technology Shtyhet filmi i shumëpritur “Avatar 3”, ja aryesja që fshihet pas ndryshimit të publikimit
Shtyhet filmi i shumëpritur “Avatar 3”, ja aryesja që fshihet pas ndryshimit të publikimit
0

Shtyhet filmi i shumëpritur “Avatar 3”, ja aryesja që fshihet pas ndryshimit të publikimit

0
0

Adhuruesit e Disney-t do të duhet të presin pak më shumë për disa nga filmat kryesorë të suksesshëm, pasi kompania njoftoi një riorganizim të kalendarit të publikimeve.

Mediat amerikane raportojnë se në listë janë shumë nga  fimat e shumëpritur të Marvel, Star Wars dhe Avatar.

Producenti i Avatarit Jon Landau shkroi në Twitter se krijuesve të filmit u duhej më shumë kohë për të përfunduar filmat e ardhshëm.

Shtyrja vjen pas disa grevave të shkrimtarëve të skenarëve të Hollivud.

Lëvizja vjen në mes të grevës së vazhdueshme të shkrimtarëve të Hollivudit, pasi disa besojnë se po shkakton mbyllje të prodhimit që gjithashtu mund të ketë ndikim në afatet kohore të publikimeve.

“Filma të tillë nuk mund të bëhen pa skenarë dhe me shkrimtarët që nuk punojnë aktualisht në to, gjërat mund të vonohen”, thuhet sipas faqes së medias Gizmodo.

Shtytja më e rëndësishme në kalendar, e shpallur të martën, është publikimi i filmave Avatar, një serial fantastiko-shkencor i vendosur në hënën imagjinare të Pandorës.

Avatar 3 tani do të dalë dy vite më vonë, më 19 dhjetor 2025. Avatar 4 zhvendoset për disa vite në 21 dhjetor 2029 dhe Avatar 5 zhvendoset në dhjetor 2031.

Regjisori James Cameron, i cili lançoi Avatarin e parë në 2009, ka thënë se nuk mund të drejtojë pjesën e katërt dhe të pestë. Pasi deri në dhjetor 2031, 68-vjeçari Cameron do të ishte 77 vjeç.

“Çdo film “Avatar” është një ndërmarrje emocionuese, por epike që kërkon kohë për ta sjellë në nivelin e cilësisë që ne si kineast përpiqemi dhe audienca e ka pritur,” shkroi producenti i Avatar Jon Landau në Twitter.

Linku: https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-65899276

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CtZfqUZuP-q/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==