Home Lifestyle Arsyet pse zgjohemi të ënjtur
Arsyet pse zgjohemi të ënjtur
0

Arsyet pse zgjohemi të ënjtur

0
0

A zgjoheni shpesh apo vetëm ndonjëherë me fytyrë ose duar të ënjtura? Nuk është e çuditshme të vuash nga ënjtja, një problem që mund të jetë i shkaktuar nga shumë arsye, por në më të shumtën e rasteve pa asnjë simptomë tjetër të veçantë e që nuk tregon asgjë të rëndësishme.

Ënjtja në fytyrë

Ënjtja në fytyrë më së shpeshti vërehet nën sy, por mund të shfaqet edhe rreth buzëve ose diku tjetër. Kur duhet të shqetësoheni?

Enjtja e mëngjesit e fytyrës zakonisht nuk është problem mjekësor, por nëse shfaqet papritmas, dhemb, dhe është e theksuar dhe nuk kalon, e përveç kësaj keni edhe probleme me frymëmarrje ose ënjtja është e përcjellë edhe me skuqje, ethe ose ndjeshmëri, menjëherë kërkoni ndihmën e mjekut, transmeton Telegrafi.

Mbajtja e ujit

Shkaku kryesor i ënjtjes së mëngjesit në fytyrë, më së shpeshti nën sy, është mbajtja e ujit. Për këtë ka disa arsye – mënyra se si shtriheni në shtrat, për ç’arsye uji mblidhet nën sy, për shkak të nxehtësisë, lagështisë në ajër ose djegieve.

Një arsye tjetër është natriumi i tepërt në ushqim. Shkaku mund të jetë kontracepsioni oral, ilaçet për rregullimin e shtypjes së gjakut, aspirina, penicilina, kortikosteroidet dhe ilaçet josteroide kundërinflamatore (NSAIDs).

Ushtrime për duart e ënjtura

Bashkoni duart sikur po luteni.

Përkulini mirë njëra kundër tjetrës dhe pastaj shtyji gishtat nga jashtë, duke mbajtur pëllëmbët e bashkuara. Përsëriteni ushtrimin 15 herë.

Bashkoni prapë duart si më sipër

Duke mbajtur gishtin e madh dhe atë tregues të ngjitur, vërtiti drejt vetes, duke mbajtur të palëvizshëm e të palosur me gishtat e tjerë. Bashkoni gishtat e mëdhenj e tregues me të tjerët dhe pastaj shkëputini. Tani bashkoni treguesit, të mesmit dhe të unazës në mes, drejtoni nga jashtë gishtat e mëdhenj e të vegjël, gjithmonë të bashkuar. Përsëriteni disa herë ushtrimin.

Ndryshimet hormonale po ashtu mund të nxisin mbajtjen e ujit në trup. Ato mund të jenë të lidhura me ciklin menstrual, menopauzën ose shtatzëninë.

Linku:https://www.vogue.in/beauty/content/heres-why-youre-waking-up-to-a-puffy-face-in-the-am

Foto: Freepek.com

 

tags: