Temperatura po rritet dhe po ashtu edhe libidoja juaj. Çfarë fshihet pas sezonit të verës që na bën të gjithëve kaq seksi? A janë rrezet e diellit? Mot i ngrohtë? Ditët e pushimeve? Qëndrimi në natyrë?
Cilado qoftë arsyeja, seksi në verë është një mënyrë tërheqëse për të kaluar një kohë të paharrueshme me partnerin tuaj.
Më poshtë do t’ju listojmë këto këshilla për të përjetuar seksin më të mirë gjatë verës.
Provoni këto këshilla për seksin
- Thjesht bëjeni
Nëse jeni në një lidhje afatgjatë dhe keni vënë re se jeta juaj seksuale është në rrezik, vera ju ndihmon.
Stina e nxehtë e verës është koha e përkryer për të risjellë në jetë erosin brenda jush. Bëjeni dashurinë dhe seksin prioritet dhe rilidhuni sërish me njëri-tjetrin.
- Bëni seks jashtë
Ndoshta duhet të zgjidhni në një vend privat, të izoluar pa askënd tjetër përreth. Gjeni një kamping në mal ose në një livadh të zbrazët me bar të gjatë. Bëhuni njësh me natyrën dhe me njëri-tjetrin.
- Provoni diçka të re përveç dhomës së gjumit
Vera ofron shumë mjedise për argëtim dhe emocione: parqe argëtimi, koncerte muzikore, udhëtime ditore dhe piknike në natyrë. Përjetoni diçka të re së bashku dhe lëreni të përkthehet në emocione dhe drithërima.
- Realizoni një udhëtim romantik
Edhe nëse është vetëm një udhëtim ditor në një qytet të afërt ose një qëndrim në vendlindjen tuaj, vera është stina ideale për një pushim të improvizuar në shtrat.
- Rezervoni një masazh për çifte për të rritur humorin tuaj
Kur është hera e fundit që e trajtuat veten me një masazh përkëdhelës? Kujdesuni për veten dhe partnerin/en me një trajtim të veçantë në spa.
- Flini lakuriq
Është shumë nxehtë po ashtu edhe ju. Hiqni pizhamet, flini dhe zgjohuni duke u ndjerë seksi.
- Nëse jeni beqar thuaj ‘Po’ një takimi që mund ta kesh refuzuar më parë
Vera është koha e përkryer për të qenë të hapur dhe të shkujdesur. Kështu që dilni dhe argëtohuni.
- Kini kujdes, përdorni mbrojtje
Gjithmonë. Përveç nëse në listën tuaj i është shtuar synimi për krijimin e një foshnje.
- Shijoni momentin
Sezoni do të përfundojë para se ta kuptoni. Jeta është e shkurtër, po ashtu edhe vera.
Linku: https://www.organicauthority.com/energetic-health/sex-tips-for-doing-it-in-the-heat-of-summer
Burimi i fotos: freepik.com