Sipas raportimeve, Avril Lavigne dhe Tyga thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas vetëm katër muajsh që e kanë bërë publike.
Rokerja 38-vjeçar dhe reperi 33-vjeçar ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në shkurt të këtij viti kur u panë së bashku në Nobu Malibu.
TMZ raporton se vendimi i Avril dhe Tyga për t’i dhënë fund lidhjes së tyre ishte i ndërsjellë dhe se mes tyre nuk ka hatërmbetje apo gjëra të tilla.
Lajmi për romancën e tyre u bë publik kur ata u panë së bashku në një natë romantike, megjithëse me sa duket ata kishin qenë bashkë për disa kohë më parë.
Disa ditë pas daljes së tyre, Avril dhe Tyga u panë duke u puthur në festën Mugler x Hunter Schafer gjatë Javës së Modës në Paris, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre romantike.
Avril ka qenë e martuar dy herë më parë martesa e saj e parë ishte me Deryck Whibley, që përfundoi në divorc pas tre vjetësh në 2010.
Më pas ajo u martua me Chad Kroeger, , por ata gjithashtu u divorcuan pas dy vitesh martesë në vitin 2015.
Tyga, i cila më parë ishte takuar me Kylie Jenner kur ajo ishte 16 vjeç, ka gjithashtu edhe një djalë 10-vjeçar të quajtur King Cairo Stevenson nga lidhja e tij e kaluar me ish të fejuarën Blac Chyna.
Burimi i fotos: freepik.com