Home ShowBiz Kujton të atin e ndjerë, Ronaldo Sharka përcjell mesazhin domethënës
Kujton të atin e ndjerë, Ronaldo Sharka përcjell mesazhin domethënës
0

Kujton të atin e ndjerë, Ronaldo Sharka përcjell mesazhin domethënës

0
0

Ronaldo Shakra është kthyer në një figurë shumë të dashur të ekranit shqiptar.

Ai ka vite që është pjesë e televizionit, mirëpo pjesëmarrja e tij në “Big Brother VIP”, e risolli fuqishëm në vëmendjen e publiku dhe mediave rozë.

Një nga momentet më të bukura dhe njëkohësisht më prekëse të rrugëtimit të tij ishte sigurisht takimi me të atin e sëmur, i cili fatkeqësisht u nda nga jeta vetëm pak ditë pas Ronaldo la shtëpinë e famshme.

Postimet dhe dedikimet për të atin nuk mungojnë edhe në rrjetet e tij sociale, ku gazetari së fundmi përveçëse e ka kujtuar atë, gjithashtu u ka dhënë një mesazh shumë të vlefshëm ndjekësve.

“Kapuni fort pas detajeve që në dukje janë të çuditshme, por kanë kuptim të madh për të larguarit tanë të zemrës nga kjo botë. Flisni, kërkojeni shpirtin e tyre, tregojuni atyre për gjërat që kaloni gjatë ditës se do t’ju përgjigjen, në një mënyrë apo një tjetër.

Shpirti i tyre është kudo me ne, unë e ndjej. Të mësohem të jetoj me kujtimet e bukura. Kjo është lufta ime e përditshme prej disa muajsh, me të cilën mundohem të përshtas në këtë luftë dhe mamin.

Kur dikush largohet veç trupi i tij nuk është afër, ama nëse i kërkon, ato përgjigjen në mënyrën më të butë dhe të shenjtë të mundshme”, shkruan Ronado.

Linku: https://www.instagram.com/stories/ronaldo.sharka/3129297721638613680/

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/Cqgmm9ctruL/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==