Home ShowBiz Tashmë zyrtare, Luizi dhe Olta bëhen bashkë “Në kuadër të dashurisë”
Tashmë zyrtare, Luizi dhe Olta bëhen bashkë “Në kuadër të dashurisë”
0

Tashmë zyrtare, Luizi dhe Olta bëhen bashkë “Në kuadër të dashurisë”

0
0

Tashëm janë konfirmuar çdo zë e dyshim që ka qarkulluar prej kohësh në rrjet.

Dy protagonistët e shumëkomentuar të formatit “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë bërë bashkë për të realizuar një komedi romantike.

Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se dyshja e fortë që u bën shumë të dashur për publikun për më shumë se 3 muaj, do të mbajnë rolet kryesore të filmit të shumëpritur.

Pak orë më parë në faqen zyrtare të Top Channel është komunikuar se Olta dhe Luizi do të jenë dy protagonistët kryesor të komedisë “Në kuadër të dashurisë”.

“Një çift i martuar prej vitesh janë në buzë të ndarjes. E ndërsa gatisin letrat e divorcit, një ftesë i’u vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje. Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, në këtë vizitë e cila bashkon familjet e të dyja palëve. Pikërisht kjo vizitë do t’i tregojë atyre të vërteta të hidhura për veten dhe njerëzit e afërt duke bërë të ri-mendojnë edhe njëherë gjithçka. Nga ‘rivalë’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ata vijnë tashmë si burrë dhe grua në filmin që parashikohet të thyejë rekorde”, zbulon pak nga ngjarja Top Channel në faqen e tij zyrtare.

Linku:

https://www.instagram.com/p/CtrgWo-Imzk/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CtrgWo-Imzk/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==