Rihanna zbuloi përmes spektaklit të magjishëm të “Super Bowl” se ishte në pritje të ëmbël për herë të dytë.
Ky lajm befasoi jo pak fansat e saj, të cilët nuk ishin fare në dijeni të shtatzënisë së dytë të artistes.
Këngëtarja dhe partneri i saj A $AP Rocky janë shumë hermetikë për sa i përketë jetës së tyre private.
E ndërsa edhe pak muaj kanë ngelur që bebushi i dyshes së njohur të vijë në jetë, Rocky ka ndarë me ndjekësit një detaj përmes së cilit mund të zbulojë gjinin e fëmijës së tyre.
Në Ditën e Baballarëve, reperi ka poblikuar një video teksa lan dhëmbët me një pastë në ngjyrë rozë.
Ky detaj nuk u ka shpëtuar aspak ndjekësve të cilët kanë shpërthyer në komente duke aluduar se ylli i muzikës mund të jetë në pritje të një vajze.
“Videoja e tij e parë po na tregon se Rriri është në pritje të një vajze”, shkruan një komentues.
“Pasta e dhëmbëve ngjyrë rozë dhe kapuçi po më tregon se është e sigurt që po presin një vajzë”, shkroi një tjetër fans.
“A supozohet që videoja e parë të zbulojë gjininë e bebit?”, shtoi dikush.
“Pasta ngjyrë rozë është një provë që ata do të bëhen me vajzë”, tha një tjetër.
Linku: https://people.com/rihanna-fathers-day-tribute-asap-rocky-7547130
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CtyWhdfNjGQ/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==