Home Lifestyle Këto janë 6 mënyra të qytetëruara për t’i dhënë fund një marrëdhënieje
Këto janë 6 mënyra të qytetëruara për t’i dhënë fund një marrëdhënieje
0

Këto janë 6 mënyra të qytetëruara për t’i dhënë fund një marrëdhënieje

0
0

Ndarjet e çifteve shoqërohen kryesisht me ngjarje jo shumë të këndshme për të dyja palët e partnerëve.

Gjithsesi në momentin kur ju kuptoni se marrëdhënia juaj nuk po funksionon siç duhet dhe gjithçka duhet të bëni është të ndaheni, mos shfryni gjithë inatin në këtë moment të vështirë për të dy ju.

Pra, këtu janë, disa mënyra të këndshme, jo domosdoshmërisht lënduese, për t’i treguar të dashurit tuaj se dëshironi që lidhja juaj të përfundojë.

  1. Mos i tregoni vendimin tuaj atij ose asaj në një moment të ngarkuar ose tashmë stresues në jetën e partnerit/es tuaj. Zgjidhni kohën tuaj me kujdes.
  2. Organizoni një vend ku ju të dy mund të kaloni një kohë të qetë për të biseduar për ndjenjat ose vendimin tuaj.
  3. Partneri juaj ka nevojë për respektin e tuaj. Ndaj kini kujdes. Mos u mjaftoni të thoni vetëm kaq: “Unë po i jap fund lidhjes me ty”. Kjo mund t’i duket shumë e rëndë dhe e papritur gjithësesi.

Ndihmojeni personin tjetër të kuptojë pse po ndodh kjo.

  1. Gjeni disa mënyra të tjera më të buta për t’i thënë partnerit tuaj këtë të vërtetë të dhimbshme.
  2. Nëse shtoni “Unë do të doja të mbetem miq” dhe partneri juaj nervozohet bëni disa hapa pas. Mos ofroni miqësi nëse vërtet dëshironi t’i jepni fund lidhjes dhe të vazhdoni përpara.

Nëse partneri juaj është shumë i lënduar për t’u përgjigjur, jepni pak kohë dhe provoni përsëri më vonë.

  1. Mendoni një vendim për të mirën tuaj dhe për partnerin. Dëshironi vërtet t’i jepni fund të gjithave apo do të ishte më mirë për të dy rinegocimi i disa aspekteve të asaj që keni?

Për hir të të dyve dhe për hir të një marrëdhënieje që meriton të largohet me dy koka të ngritura lart dhe jo me njërin prej jush të zemëruar ose të përlotur, mendoni këtë paraprakisht.

Linku: https://www.psychologytoday.com/us/blog/sex-sociability/202306/6-graceful-ways-to-end-a-relationship

Burimi i fotos: freepik.com