Nga fillimet e karrierës deri tek mbështetja e prindërve, rrëfehet si rrallë herë Elvana Gjata
Elvana Gjata është një nga artistet më të suksesshme të estradës sonë.
Ajo prej vitesh ka rrëmbyer vëmendjen dhe zemrat e publikut me figurën dhe karrierën e saj muzikor.
Së fundmi Elvana ka qënë e ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama.
Ndër të tjera ajo ka treguar për fillimet e saj në muzikë duke u ndalur veçanërisht në mbështetjen e familjes së saj.
“Motra ka ndikuar shumë. Ka thënë në familje Ela ka shumë zë të bukur, më pas ka punuar me zërin tim. Ajo ka qenë e para që më ka ushqyer me muzikën.
Kam lindur në Tiranë, babai im ishte ushtarak, mamaja infermiere. Kam një motër soprano që punon e jeton në Gjermani.
Mami e babi në fillim nuk kanë dashur që të këndoj sepse ishte një vajzë e madhe që ishte këngëtare dhe më shihnin në një profesion tjetër për një të ardhme më të sigurtë.
Mami nuk ka dashur në fillimet e mia, e kam nisur pa lejen e prindërve. Natë e festivalit i kam thënë mamit e babit ejani më shikoni. Kisha ndihmën e xhaxhait. Motra ime më ka mbështetur gjithmonë”, ka treguar këngëtarja.
Linku: https://youtu.be/RyJKK02Rt2M
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cr8ohl5t9s5/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==