Home ShowBiz Olsi Bylyku flet për herë të parë për ndarjen nga Egli
Olsi Bylyku flet për herë të parë për ndarjen nga Egli
0

Olsi Bylyku flet për herë të parë për ndarjen nga Egli

0
0

Para pak kohësh kudo në rrjet nisi të qarkullojnë aludime se dyshja e njohur dhe shumë e dashur për publiku, Olsi Bylyku dhe Egli Tako nuk janë më bashkë.

Asnjë prej tyre nuk kishte folur publikisht lidhur me këtë temë deri mbrëmjen e djeshme.

Aktori, Olsi Bylyku ka qënë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisioni “Më lër të flas” ku situata e tij me Eglin ishte pothuajse e pamundur të mos prekej.

Ndërsa Romeo e ka pyetur se çfarë ka ndodhur mes tyre ai është shprehur:

“Unë me thënë të drejtën i kam parë lajmet e në disa gjëra kanë pasur të drejtë në disa të tjera kanë bërë shkrimet e veta.

Me thënë të drejtën jam një njeri që jam shumë përgjegjës dhe mundohgem shumë që ti mbaj ato balancat e mira me miqtë e kolegët, mundohet ti jap kohën të gjithëve e partneres.

Kjo balancë ndoshta më ka vënë edhe një përgjegjësi mbi shpatulla që të ec me plan se ku dua të shkoj e ku dua të jem dhe unë mënoj se edhe me Eglin ja kemi arrit planin sepse besoj që e kemi këndu historinë tonë një vit më përpara.

Unë me Eglin kam qenë në një lidhje as të fejuar as të martuar. Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin. Unë kam parë lajme kohët e fundit çfarë s’kam parë. Edhe një deklaratë të shokut tim Lorencit.

Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja më e mirë që për herë të parë në jetën tonë zgjodhëm veten tonë”.

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CtzMFMHItCP/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==