Home ShowBiz Ç’po ndodh? Një tjetër këngëtare e famshme bie pre e sulmit në skenë gjatë performacës
Ç’po ndodh? Një tjetër këngëtare e famshme bie pre e sulmit në skenë gjatë performacës
0

Ç’po ndodh? Një tjetër këngëtare e famshme bie pre e sulmit në skenë gjatë performacës

0
0

Pas Bebe Rexhës dhe Ava Max, Kelsea Balerini u godit në fytyrë me një objekt gjatë performancës së saj.

Ndërsa Balerini po këndonte këngën e saj hit “If You Go Down” në Outlaw Field të Idahos në Boise, të mërkurën, ajo u godit papritur në fytyrë dhe u detyrua të ndalonte përkohësisht koncertin e saj.

Momenti i sikletshëm u shfaq në rrjetet sociale, teksa Balerini ishte duke u kujdesur për syrin e saj dhe doli në prapaskenë pas një shkëmbimi të shkurtër me violinisten e saj.

Ndërsa nuk dihet se çfarë e ka goditur saktësisht këngëtaren në fytyrë, disa fansa të pranishëm tregojnë se ishte një byzylyk.

“A mund të flasim vetëm për atë që ndodhi”, pyeti Balerini turmën kur u kthye në skenë. “Gjithçka për të cilën më intereson është t’i mbaj të gjithë të sigurt. Nëse ndonjëherë nuk ndiheni të sigurt, ju lutemi njoftoni dikë përreth jush.”

Ky veprim ndaj këngëtares, detyroi që faqja e fansave të saj të lëshonte një deklaratë në mediat sociale, duke iu lutur fansave që të ndalonin hedhjen e sendeve në skenë.

“Djema. E dimë që të gjithë mendojmë mirë. Ne të gjithë duam t’i tregojmë Kelseas dashurinë në mënyrën më të mirë që dimë, dhe t’i dhurojmë asaj dhurata”, shkroi llogaria e fansave të mërkurën në Twitter. “Por hedhja e gjërave në skenë ku artistët tashmë janë kaq të prekshëm nuk është një veprim që duhet bërë.”

“Nëse nuk mund t’ia dorëzoni asaj, ka shumë opsione të tjera. Na e jepni ne dhe do të sigurohemi që dhurata juaj t’i arrijë asaj”, vazhdoi deklarata.

“Por ju lutemi mos e vendosni në një rrezik si ky. Përsëri, e di që të gjithë e thoni mirë, por kjo po prek një çështje sigurie. Ju duam djema, por ju lutemi mos e bëni më”, përfundoi.

Është e paqartë nëse fansi që hodhi sendin u dëbua nga vendi apo për masat që u morën ndaj tij.

Linku: https://pagesix.com/2023/06/29/kelsea-ballerini-hit-in-the-face-with-object-while-performing-onstage/

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/Cp73p7CM5kQ/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==