Home ShowBiz ‘Kam shpërthyer në lot disa herë’, Noizy rrëfen emocionet e Alpha Show
‘Kam shpërthyer në lot disa herë’, Noizy rrëfen emocionet e Alpha Show
0

‘Kam shpërthyer në lot disa herë’, Noizy rrëfen emocionet e Alpha Show

0
0

Dhe pak ditë na ndajnë nga Alpha Show 2. Noizy nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka rrëfyer emocionet që ka përjetuar nga organizimi i koncertit Alpha Show.

Reperi mes të tjerash u shpreh se është përlotur disa herë në prapaskenë.

Reperi premton se me 4 gusht Alpha Show 2 do të jetë edhe 100 herë më fort elektrizues!

‘Sa herë vjen gushti vitet do kalojnë, por do më kujtohet gjithmonë Alpha Show 1. Më kujton adrenalinën, një ndjesi e bukur, vështirësitë që pati, organizimi në ato lloj përmasash, ajo skena e madhe që të ha, vështirësitë për të bërë bashkë 21 kolegë. Por të gjithë e pritën shumë mirë dhe u bënë pjesë e një trupi për ta bërë ‘Alpha Show’ një traditë të kulturës HipHop. Mbaj mend që kam shpërthyer në lot 3-4 herë, në backstage. Edhe para miqve, nuk po e mbaja dot veten…para se të ngjitesha në skenë, kur isha në skenë, pasi mbaroi koncerti… e mbaj mend kur erdhi mami. E pashë dashurinë që njerëzit tregun dhe thashë se paskan nevojë për pak zhurmë,’- rrëfeu ai mes të tjerash.

Linku: https://www.instagram.com/p/Cuq_nlYAGp2/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/noizy/

tags: