Home Aktualitet Parashikimi i motit, 30 Korrik 2023
Parashikimi i motit, 30 Korrik 2023
0

Parashikimi i motit, 30 Korrik 2023

0
0

Sipas MeteoAlb, kthjellimet do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e vendit, por herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash, më të dukshme në zonat veriore dhe qendrore.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të kenë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke larguar vranësirat nga i gjithë territori i vendit për të ri-kthyer motin e kthjellët dhe temperaturat e larta në te gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 36°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 2 ballë.

Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-30-korrik-2023/

Foto: Freepek.com

tags: