Home ShowBiz Lizzo bënë një gjest të pazakontë gjatë një koncerti në Sydney
Lizzo bënë një gjest të pazakontë gjatë një koncerti në Sydney
0

Lizzo bënë një gjest të pazakontë gjatë një koncerti në Sydney

0
0

Artistja amerikane, Lizzo tanimë është e njohur për dërgimin e mesazheve të fuqizimit për fansat e saj, kudo në botë.

Kësisoj, ngjau edhe së fundmi, teksa ajo ndërpreu një koncert në Syndey të Australisë, për të mbështetur një nga fansave të saj në audiencën e gjerë, e cila kërkoi ndihmë nga artistja.

Në videot e postuara në mediat sociale nga pjesëmarrësit e koncerteve, Lizzo shihet duke ndërvepruar me një vajzë të re në audiencë të quajtur Monroe, e cila mbante një tabelë ku shkruhej, “Më ndihmo t’u tregoj urrejtësve të mi se jam 100% …”, kur po luhej kënga “Truth Hurts” e Lizzos.

Kur këngëtarja e pyeti pse Monroe kishte nevojë për ndihmën e saj, përgjigja e saj u cilësua so “zemërthyese”.

“Unë ngacmohem në mediat sociale dhe ata gjithmonë më thonë se nuk jam mjaftueshëm e mirë”, tha Monroe në mikrofon, duke shtuar, “sepse më pëlqen të kërcej dhe të këndoj dhe dua të jem si ti. Unë të dua”.

Monroe më pas iu bashkua këngëtares së “About Damn Time” në skenë, e cila me dashuri e përqafoi fansen e ri dhe i tha audiencës së saj – “fjalët që themi ne kanë një efekt afatgjatë te njerëzit”.

“Ti je e talentuar dhe e bukur,” i tha Lizzo Monroe, duke shtuar, “ti mund të bësh gjithçka – dhe je kaq e re, mund të jesh kërcimtarja më e madhe në botë”.

Me kërkesën e Lizzo-s, Monroe performoi një nga kërcimet e saj, ndërsa turma këndonte emrin e saj dhe Lizzo mbajti një celular për të regjistruar një video.

“Ne duhet të flasim me urrejtësit tuaj”, mbishkroi Lizzo, në videon e saj.

Linku: https://www.latimes.com/entertainment-arts/music/story/2023-07-26/lizzo-fan-bullies-concert-australia-viral-video

Foto: https://www.instagram.com/p/CvU1YC5MCva/?img_index=1