Rep artistja australiane, Iggy Azalea ka shpjeguar arsyet se pse e kishte dorëzuar një letër mbështetjeje në drejtim të rep artistit, Tory Lanez, i cili u dënua me 10 vjet heqje lirie për plagosjen e yllit të hip-hop-it Megan Thee Stallion në vitin 2020.
Azalea paraqiti një letër rekomandimi në emër të Lanez, me emrin e vërtetë Daystar Peterson, ndërsa gjyqi veç ishte planifikuar të mbahej këtë javë.
Letra e yllit të hitit “Team”, është një nga 76 letrat e rekomandimit që janë dorëzuar në emër të Peterson.
Azalea shpjegoi pse e dorëzoi letrën në Twitter, duke shkruar në një postim – “Unë nuk jam në mbështetje të hedhjes së ndonjë jete [siç] nëse mund të japim dënime të arsyeshme që janë rehabilituese. Unë mbështes reformën e burgjeve”.
Ajo gjithashtu tha se kishte përshtypjen se letra e saj ishte menduar vetëm për gjyqtarin dhe se ajo nuk do të zbulohej publikisht.
Rep artisti, Tory Lanez u dënua me dhjetë vjet burg të martën më 8 gusht nga një gjykatë në Los Anxhelos pasi qëlloi këngëtaren Megan Thee Stallion në këmbë gjatë një debati në vitin 2020.
Ai u shpall fajtor në dhjetor për sulm me armë gjysmë automatike, armëmbajtje pa deklarim dhe pakujdesi.
Rasti u pa si simbol i seksizmit të vazhdueshëm në hip-hop dhe mosbesimit afrikano-amerikan ndaj policisë.