Home ShowBiz Megan Thee Stallion performon për herë të parë pas dënimit të Tory Lanez
Megan Thee Stallion performon për herë të parë pas dënimit të Tory Lanez
0

Megan Thee Stallion performon për herë të parë pas dënimit të Tory Lanez

0
0

Rep artistja, Megan Thee Stallion u shfaq në skenë për herë të parë që kur Tory Lanez u dënua me 10 vjet burg për plagosjen e saj, tre vjet më parë.

Megan, 28 vjeçe, performoi në Festivalin Muzikor të “Outside Lands 2023” në Parkun Golden Gate në San Francisko të Kalifornisë.

Për performancën e saj, Megan veshi një korse rozë të qëndisur me zbukurime me diamante e perla, derisa në pjesën e poshtme ajo kishte veshur geta të po të njëjtës ngjyrë, kombinuar me flokët e saj të kuqe që ishin stiluar në kaçurrela.

Pjesë e festivalit pos yllit të hitit “Savage” ishin edhe yjet e tjera të muzikës, përfshirë Kendrick Lamar, Lana Del Rey dhe Foo Fighters.

Përndryshe, rep artisti, Lanez, 31 vjeç, u dënua javën e kaluar pasi u shpall fajtor për të tre akuzat e krimit mbi plagosjen e Megan në këmbë në korrik të vitit 2020.

Ai u shpall fajtor pas një gjyqi nëntë-ditor në dhjetor në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, ku u dënua për sulmin ndaj Meganit me një armë zjarri gjysmë automatike, mbajtjen e një arme zjarri të mbushur, të paregjistruar në një automjet dhe shkarkimin e një arme zjarri me pakujdesi të rëndë.

Incidenti ndodhi pas një festë në pishinë në shtëpinë e Kylie Jenner në Los Anxhelos.
Sipas prokurorëve në gjykatë, ndërsa Megan filloi të largohej, ajo dëgjoi yllin e hitit “Luv” duke bërtitur me fjalë ofenduese dhe më pas ai filloi të qëllonte drejt saj me një pistoletë 9 mm.

“Kurrë nuk kam lënë një kohë të vështirë të më frikësojë. Nuk do të lejoj kurrë që burgu të më eliminojë. Pavarësisht se si ata përpiqen t’i kthejnë fjalët e mia, unë gjithmonë e kam mbajtur pafajësinë time dhe do ta bëj gjithmonë”, ka shkruar ai.

Linku: https://www.rap-up.com/2023/08/14/megan-thee-stallion-addresses-her-haters-after-tory-lanez-sentencing/

Foto: https://www.instagram.com/theestallion/?hl=en

tags: