Home Business / Technology Reklamonin kalimin e njerëzve nga Shqipëria drejt Anglisë, TikTok iu mbyll llogarinë trafikantëve
Reklamonin kalimin e njerëzve nga Shqipëria drejt Anglisë, TikTok iu mbyll llogarinë trafikantëve
0

Reklamonin kalimin e njerëzve nga Shqipëria drejt Anglisë, TikTok iu mbyll llogarinë trafikantëve

0
0

TikTok ka marrë masa ndaj një grupi mafiozësh që reklamonin kalinmin e njerëzve në mënyrë jo të ligjshme Shqipëri-Angli.

Adresa e një grupi mafioz shqiptar që u kërkonte 14 mijë sterlina emigrantëve të parregullt për të bërë udhëtimin nga Spanja drejt Anglisë u mbyll këtë të mërkurë nga TikTok.
Në llogarinë e tyre trafikantët shpërndanin pamje të ndryshme duke përdorur ikona dhe emoji kamionësh, tragetesh dhe atraksionit turistik London Eye, që ndodhet në buzë të lumit Tamiz, ndërsa theksonin se i gjithë udhëtimi ishte i sigurt.

Rruga e re promovohej si më pak e rrezikshme dhe me më pak kontrolle.
Por pas këtyre reklamave, TikTok një ditë më parë hoqi fillimisht reklamimet e bëra në faqe dhe më pas mbylli totalisht adresën duke zhdukur të gjitha postimet e bëra.
Sipas mediave britanike TikTok është kanali i madh i komunikimit midis grupeve mafioze të organizuara të trafikimit të qenieve njerëzore dhe viktimave të tyre.

Muajin e kaluar  një grup kriminal ofronte shërbimin të quajtur “Asylum Express”, për 12 mijë sterlina si rrugë drejt Britanisë, ku përfshihej kontaktimi me një kompani avokatësh të emigracionit më të mbërritur në Angli, të cilët do i orientonin se çfarë do duhet të thonin në Polici dhe në zyrat e emigracionit kur të aplikonin për azil.
Së fundmi, qeveria britanike ka filluar identifikimin dhe hetimin e disa zyrave ligjore që ndihmojnë emigrantët në bërjen e aplikimeve të rreme për azil.

Linku: Top Channel

Burimi i fotos:pexele.com