Home Business / Technology WhatsApp në bashkëpunim me Inteligjencën Artificiale po vjen me një risi për përdoruesit
WhatsApp në bashkëpunim me Inteligjencën Artificiale po vjen me një risi për përdoruesit
0

WhatsApp në bashkëpunim me Inteligjencën Artificiale po vjen me një risi për përdoruesit

0
0

WhatsApp po e çon krijimin e afisheve në një nivel tjetër me AI gjeneruese

WhatsApp ka prezantuar një opsion të ri ku për herë të parë në aplikacion mund të përdoret inteligjenca artificiale.
Aplikacioni më i madh i mesazheve në botë, me rreth 3 miliardë përdorues do të lejojë një numër të kufizuar të tyre të krijojë ‘stickers’ me anë të butonit “Create” nga AI.

Përdoruesit nuk do të kenë nevojë për mjete shtesë apo aftësi në dizenjim në mënyrë që të krijojnë ikonat. Ata duhet thjesht të shkruajnë një komandë në mënyrë që ikona të gjenerohet, bën me dije “WABetaInfo”.
Vetë platforma nuk ka dhënë ende një koment zyrtar.

Inteligjenca artificiale po gjen vend në platformat e rrjeteve sociale. Snapchat përfshiu “My AI” në muajin Shkurt. Ndërkohë Instagram po planifikon vendosjen e një chatbot-i me 30 personalitete nga të cilët përdoruesit mund të zgjedhin.

Së shpejti, AI gjeneruese do të jetë kudo, madje edhe në memet tuaja.

WhatsApp supozohet se po planifikon të lëshojë funksionin e ri më gjerësisht në javët në vijim.

Linku: https://indianexpress.com/article/technology/techook/how-to-generate-new-stickers-using-whatsapp-ai-tool-8896670/

Burimi i fotos:pexele.com