Home Aktualitet Shqipëria, vendi ku oficeri i armatosur përfshihet në një zënkë masive në klub nate, ndërsa turistëve gjermanë u refuzohet hyrja me justifikime qesharake
Shqipëria, vendi ku oficeri i armatosur përfshihet në një zënkë masive në klub nate, ndërsa turistëve gjermanë u refuzohet hyrja me justifikime qesharake
0

Shqipëria, vendi ku oficeri i armatosur përfshihet në një zënkë masive në klub nate, ndërsa turistëve gjermanë u refuzohet hyrja me justifikime qesharake

0
0

Aktualisht, Shqipëria dhe në veçanti kryeqyteti i saj Tirana, po promovohet si një metropol në të cilin zhvillohet një mënyrë jetese moderne. Plazhe fantastike, ushqim i mirë për më tepër vendi që ndryshe njihet për pushime dhe jetë natë të mrekullueshme, që shumë turistë do të dëshironin ta gjenin. Disa thonë se mund të bëhet realitet në Shqipëri.

Për fat të keq, realiteti është ndryshe. Të premten, përpara një klubi nate, në zemër të Tiranës – ne “Bllokë” , dy gjermanë pyetën se si mund të futeshin në këto klube. Të habitur që ky duhet të jetë një problem, në një vend që pretendohet se është kaq i hapur, ne i pytëm ata për përvojat e tyre. Ndërsa ne po zhvillonim një bisedë normale, dyndje policësh vrapuan me shpejtësi mbrapa nesh. Po flitej për arrestime. Dy Gjermanët na thonë se turistët nuk mund të hyjnë në shumicën e klubeve. Në derë u thuhet se kanë nevojë për një rezervim. Ndërkohë që badigardët largonin turistët pikërisht me këtë justifikim, të ftuarit e tjerë lejoheshin brenda çdo sekontë, madje duke lejuar më shumë njerëz sesa do ta lejonin rregulloret e zakonshme të sigurisë – nëse ato do ndiqeshin në Shqipëri.

Në të njejtën natë, pamë se si grupe të rinjsh vërshuan brenda këtyre klubeve, pa rregulla, dhe deri diku më të egër seç duhej. Pak pas orës 1 të mëngjesit të së shtunës mbrëma disa burra nisin të godasin njëri-tjetrin, një përleshje masive që përshkallëzua shpejt deri në pikën ku, pas goditjeve me duar, shishet dhe gotat e thyera fluturuan. Ne pamë se para syve tanë, disa të ftuar të pafajshëm, që nuk kishin lidhje me grushtat as zënkat përfunduan të gjakosur. E gjitha kjo ishte kërcënuese për jetën.

Disa nga të ftuarit bërtisnin “armë!”. Disa prej tyre i ngatërruan me fishekzjarre. Të traumatizuar, njerëzit nisin të vrapojnë jashtë, ose poshtë tavolinave për të gjetur mbrojtje.

Vetëm 15 minuta më pas mbërriti policia. Të ftuarit ishin jashtë, të sigurtë. Askush nuk pa asnjë ambulancë deri në ato momente. Njëri nga njerëzit që telefonoj numrin e urgjences për ndihmë u refuzua. Ndoshta pas të tillave përleshjeve që kanë qënë të shumta në numër, nevoja për të thirrr personelin mjekësor nuk klasifikohet si urgjencë – personave ju tha qe duhet ti drejtoheshin policise dhe jo urgjences.

Disa nga personat e ndaluar nga policia as nuk po kontrolloheshin, ata qëndronin në këmbë duke u grindur me policinë. Një oficer policie bërtet pas kolegut të tij “Kontrollojeni çantën dhe arrestojeni!”. Por çanta nuk u kontrollua kurrë – as pasi personi u fut në makinën e policisë.

Pas disa arrestimeve, situata u qetësua – pati disa të plagosur, por fatmirësisht pa viktima. Mysafirët mbeten të traumatizuar dhe iken ose në klube të tjera ose në shtëpi. Nesër ata do të fillojnë përsëri festën, një festë e re në një vend të ri.

Të nesërmen tentojmë të marrim në pyetje shefin përgjegjës të komisariatit për ngjarjen. I bëjmë shumë pyetje, sidomos nëse dyshimi se në këtë ngjarje është përfshirë një polic i armatosur ishte i vërtetë. Ai thjesht na thotë se komisariati i tij nuk ka asnjë informacion të detajuar për ngjarjen, pasi rasti po trajtohet tërësisht nga autoriteti mbikëqyrës. Sipas një njoftimi për media, autoriteti mbikëqyrës ka suspenduar zyrtarin policor të përfshirë në incident dhe ka nisur procedimin për shkelje të detyrës zyrtare. Dyshohet se punonjësi i policisë ka qenë i armatosur, kjo mund të jetë edhe arsyeja pse autoriteti mbikëqyrës po heton çështjen dhe jo komisariati përgjegjës i zonës.

Sipas policisë, identiteti i disa personave, përfshirë me punonjësin e policisë nuk bëhet i ditur pasi mund të jenë persona për të cilët askush në Shqipëri nuk dëshiron të flasë në lidhje me incidente të tilla.  Jo sepse janë të rrezikshëm, por sepse në shumicën e rasteve prindërit e tyre janë të pasur dhe me ndikim.

Ironia e kësaj historie është se ne duhet t’u jemi mirënjohës badigardëve, në derë që nuk i lanë gjermanët të hyjnë. Pa e ditur, ata u kursyen nga plagosja ose vrasja e mundshme. Procedurat penale në Shqipëri zakonisht nuk duhet të zgjasin më shumë se një vit – ne do të ndjekim se çfarë ndodhi me çështjen – deri atëherë, turistët gjermanë duhet të mësojnë të jenë pak më kreativë për të hyrë në klubet e njohura shqiptare. Dy turistëve gjermanë u dhamë disa këshilla. Le të shpresojmë se do të jenë në gjendje t’i përdorin ato këshilla për të kaluar një kohë të mirë në Shqipëri.

Linku: Arkiva News

Burimi i fotos: Arkiva News

 

tags: