Studimi zbulon rolin e Twitter, në përhapjen e propagandës ruse para luftës në Ukrainë
Studimi i publikuar nga Komisioni Evropian ka zbuluar se rrjeti social i Elon Musk, i njohur më herët si Twitter, ka luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e propagandës ruse për Ukrainën para fillimit të konfliktit.
Studimi ka vërejtur se ndikimi i llogarive të mediave sociale të lidhura me Kremlinin ka rritur shtrirjen e tyre në të gjithë Evropën gjatë vitit 2022, dhe ky ndikim është rritur edhe më tej në gjysmën e parë të vitit 2023.
Në këtë kontekst, BE-ja ka ndërmarrë hapa të mëdhenj për të luftuar dezinformimin e mbështetur nga qeveria. Akti i shërbimeve digjitale, që ka hyrë në fuqi në vitin 2022, i kërkon kompanive të vlerësojnë rrezikun e informacionit të rremë dhe të ndalojnë përhapjen e tij nga algoritmet e tyre.
Në përgjithësi, sanksionet evropiane kanë ndikuar në ndalimin e platformave ruse të tilla si RT. Megjithatë, studimi zbuloi se edhe platformat e tjera të njohura si Instagram, Telegram dhe Facebook kanë përjetuar sfida në ndalimin e përhapjes së propagandës ruse.
Linku: https://www.washingtonpost.com/technology/2023/09/01/musk-twitter-x-russia-propaganda/
Foto: Freepek.com