New York Times: Vjosa, lumi i përjetshëm i Shqipërisë
Një rrugëtim përgjatë Vjosës, një nga “rrugicat ujore” të fundit të Evropës, do të thotë të përshkosh një peizazh si ndër shekuj.
Me rrjedhë nga kufiri veriperëndimor i Greqisë në detin Adriatik, Vjosa nxitimthi kalon nëpër kanione dhe gryka të formuara nga pyje të thepisura me lisa dhe bredha.
Urat e lashta prej guri lidhin brigjet e saj.
Në fillim të këtij viti, Shqipëria ndërmori një hap kritik drejt ruajtjes së këtij habitati, me ngritjen e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, i pari në Evropë.
Qeveria shqiptare, Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, organizatat joqeveritare nga fushata “Save the Blue Heart of Europe” dhe shitësi i veshjeve aventureske “Patagonia” punuan së bashku për të mbrojtur pjesën 120 milje të lumit në Shqipëri dhe degët kryesore të tij.
Pas vitesh protestash kundër projekteve të minierave dhe digave, dhe mbështetjes nga Leonardo DiCaprio, përcaktimi i parkut ishte një fitore.
“Mbështetja jonë për Vjosën me të vërtetë u rrit kur filluam partneritetin me qeverinë shqiptare në 2021, për të bërë diçka që nuk ishte bërë më parë”, tha Ryan Gellert, shefi ekzekutiv i Patagonisë.
E së fundmi për Vjosën ka shkruar dhe prestigjiozja “New York Times”.
Gazetari i saj Alex Crevar, i cili është redaktor dhe konsulent i përkushtuar ndaj turizmit vendosi që ta cekë nga afër këtë pasuri të Shqipërisë.
Linku: https://www.nytimes.com/2023/09/18/travel/albania-vjosa-river-park.html
Foto: Freepek.com