Home ShowBiz Angelina Jolie iu shkruan në shqip ndjekësve për librin e saj më të ri
Angelina Jolie iu shkruan në shqip ndjekësve për librin e saj më të ri
0

Angelina Jolie iu shkruan në shqip ndjekësve për librin e saj më të ri

0
0

Angelina Jolie, ka njoftuar se libri “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, i shkruar nga ajo, Amnesty International dhe Geraldine Vab Bueren është publikuar edhe në Kosovë e Shqipëri.

Duke folur për rëndësinë e këtij libri, Jolie në postimin e saj të fundit në Instagram, u është drejtuar ndjekësve edhe në gjuhën shqipe dhe kjo ka qenë goxha surprizuese.

‘Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm.

Linku: https://www.instagram.com/angelinajolie/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/angelinajolie/