Home ShowBiz Vesa Luma zbulon arsyen që e riktheu nga Zelanda e Re në Shqipëri
Vesa Luma zbulon arsyen që e riktheu nga Zelanda e Re në Shqipëri
0

Vesa Luma zbulon arsyen që e riktheu nga Zelanda e Re në Shqipëri

0
0

Vesa Luma dhe Big Basta së bashku me djalin e tyre Liamin prej vitesh u shkëputen nga vendi për një jetë ndryshe në Zelandën e Re.

Vesa së bashku me familjen kanë vendosur të kthehen në Shqipëri dhe ky lajm ka gëzuar të gjithë ndjekësit dhe sigurisht familjarët e tyre.

Vesa ka treguar se ende nuk e kanë të qartë sa do qëndrojnë por duket se planet janë për të qëndruar gjatë.

“Në përgjithësi, kemi qëndruar 6 vjet. Unë kam ardhur dhe kam ikur kohë pas kohe, por nuk kam mundur të adaptohem 100 për qind, por kur është fëmija në mes, duhen bërë ca sakrifica që shumica prej nesh i di.

Unë edhe Geri nuk jemi njerëz që e duam stabilitetin jemi këtu dhe këtu do rrimë, këtu do përfundojmë. E quajmë më shumë veten banorë të globit, por sa herë kthehemi në Shqipëri dhe Kosovë, sikur na ngre vendi, familja.

Kur i vendosëm në peshore, thamë që duhet t’ia lejojmë edhe djalit të rritet me gjyshërit, të përjetojë edhe kënaqësinë e të qenit fëmijë bashkë me gjyshërit, me kushërinjtë, me shoqëri të re, me fjalë shqip më shumë dhe ja ku jemi”– tha këngëtarja.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=amATr6zNExQ

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/vesaluma/

tags: