Bukuroshja shqiptare, Emina Çunmulaj prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkurara në Amerikës.
Modelja e famshme atje përveç që ka krijuar familje ka ndërtuar edhe një karrierë të suksesshme dhe një të tillë e ka arritur edhe së fundmi.
39–vjeçarja nga Mali i Zi do të jetë pjesë e kompeticionit të bukurisë në Amerikë “Miss USA 2023” si anëtare e jurisë.
Kështu kanë njoftuar faqja zyrtare e “Miss USA 2023” në llogarinë e tyre në Instagram.
Në përshkrimin e karrierës së saj, faqja kanë përmendur vetëm disa nga sukseset e modeles shqiptare.
Më poshtë postimi i plot i “Miss USA 2023”:
Na ndihmoni të mirëpresim modelen, filantropisten dhe sipërmarrësen Emina Çunmulaj Nazarian në panelin e jurisë të Miss USA 2023.
Emina Cunmulaj-Nazarian, një supermodele e arrirë shqiptaro-amerikane, katapultoi famë në moshën 15-vjeçare duke fituar Elite Model Look Jugosllavi në vitin 2001. Ajo bashkëpunoi me ikona të modës si Jean Paul Gaultier, Karl Lagerfeld dhe Dolce & Gabbana, duke zbukuruar kopertinat e Vogue, Marie Claire, dhe më shumë. Që nga viti 2019, Emina ka qenë një figurë e spikatur në Harvard dhe në Universitetin e Miçiganit, duke dhënë leksione për filantropinë. Ajo themeloi Fondacionin Emina’s Hand, shërben si COO dhe anëtare e bordit në Fondacionin Fundjavë Ndryshe, mbështet edukimin përmes Fondacionit Nazarian Family, mban një vend në bord në Fondacionin Shëndetësor Baptist, duke promovuar me pasion filantropinë dhe mirëqenien e komunitetit.