Home ShowBiz Ariana Grande dhe Ethan Slater shihen bashkë në Disneyland mes divorceve të tyre me ish-partnerët
Ariana Grande dhe Ethan Slater shihen bashkë në Disneyland mes divorceve të tyre me ish-partnerët
0

Ariana Grande dhe Ethan Slater shihen bashkë në Disneyland mes divorceve të tyre me ish-partnerët

0
0

Këngëtarja, Ariana Grande dhe aktori, Ethan Slater po shkojnë fuqishëm drejt divorceve me ish-partnerët e tyre – prandaj, po kalojnë më shumë kohë së bashku.

Çifti u pa krah për krah me njeri-tjetrin, teksa po shëtisnin nëpër Disneyland, ani pse në fotografitë e shkrepura, shihen me vështirësi, pasi janë fotografuar nga pas.

Një fotografi nga shëtitja tregoi bashkë-yjet e “Wicked” – të cilëve iu bashkuan disa miq – duke bërë një turne nga një nga guidat e parkut tematik.

Dalja erdhi më pak se një javë pasi ylli i popit bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Dalton Gomez, pas dy vitesh martesë.

Sipas dosjeve, Grande kërkoi që të respektohej marrëveshja e tyre paramartesore. Ajo gjithashtu dëshiron që disa nga bizhuteritë e saj të shtrenjta të konsiderohen pronë dhe asete të veçanta.

Pavarësisht ndarjes së tyre, burimet i thanë Page Six se gjithçka ka mbetur miqësore mes këngëtares së “Positions” dhe Gomez, i cili dorëzoi dokumentet e divorcit në të njëjtën ditë.

Megjithatë, e njëjta mund të mos vlejë për Slater dhe gruan e tij, Lilly Jay, me të cilën ai ka një djalë 1-vjeç.

Kur u publikua lajmi në korrik se Grande po dilte me yllin e Broadway, burime të njohura me situatën i thanë se Jay ishte “plotësisht e verbër” nga marrëdhënia.

Vetëm një javë pasi romanca e tyre u ekspozua, Slater bëri kërkesë për divorc nga e dashura e tij e shkollës së mesme.

Ndërkohë që disa burime pohojnë se aktori ishte ndarë në momentin kur ai dhe Grande filluan të takoheshin, të brendshëm të tjerë thanë për Daily Mail se të dy treguan pa kujdes “aferën” e tyre për muaj të tërë.

“Ata ishin të ngathët në xhirime, u panë duke qenë mbi njëri-tjetrin ndërsa ai ishte ende i martuar i lumtur me Lilly-n”, pati thënë një burim aso kohe.

Gjithsesi, as Ariana, e as Ethan, nuk e kanë konfirmuar akoma lidhjen e tyre.

Linku: https://www.celebitchy.com/837457/ariana_grande_ethan_slaters_cheating_asses_went_to_disneyland_last_friday/

Foto: https://www.instagram.com/arianagrande/?hl=en

tags: