Home ShowBiz Bebe Rexha publikon bashkëpunimin e ri
Bebe Rexha publikon bashkëpunimin e ri
0

Bebe Rexha publikon bashkëpunimin e ri

0
0

Vjen bashkëpunimi më i ri mes Bebe Rexhës dhe David Guettas me këngën e tyre të re “One in a Million”. Në videoklip, 36-vjeçarja Bebe duket në një botë tjetër, ndërsa lëviz nëpër hapësirë e rrethuar me Lazer. Guetta shfaqet në momente të ndryshme në video, e cila është drejtuar nga Corey Wilson.

Bebe dhe Guetta kanë bashkëpunuar së bashku disa herë, duke përfshirë në vitin 2022 “I’m Good (Blue)”, i cili është transmetuar më shumë se një miliard herë që kur u publikua. Videoklipi e ri vjen vetëm pak ditë pasi ajo performoi live këngën në festivalin “Life is Beautiful” në Las Vegas.

Bebe përfundoi turneun e saj  gjatë verës, i cili ishte në mbështetje të albumit të saj “Bebe”, me debutimin në fund të prillit. Albumi i ri përmban disa këngë dashurie, duke përfshirë “One in a Milion”.

Ajo u nda nga i dashuri i saj prej tre vitesh këtë verë dhe ndau mesazhe që ish-i i saj i dërgonte duke e turpëruar se kishte shtuar 13 kilogramë. Por shfaqja duhet të vazhdojë dhe Bebe vazhdoi me turneun e saj edhe pas ndarjes.

Linku: https://www.cna.al/english/lifestyle/bebe-rexha-publikon-videon-provokuese-i375201

Foto:https://www.instagram.com/beberexha/?hl=en