Home Business / Technology Për të gjithë ata që nuk e pëlqejnë, ka një afat se kur mund të ‘çliroheni’ nga Threads
Për të gjithë ata që nuk e pëlqejnë, ka një afat se kur mund të ‘çliroheni’ nga Threads
0

Për të gjithë ata që nuk e pëlqejnë, ka një afat se kur mund të ‘çliroheni’ nga Threads

0
0

Pasi hodhi në treg Threads në muajin Korrik, platforma Meta është përballur me kritika nga përdoruesit që ankohen se fshirja e llogarisë eleminon automatikisht edhe Instagram-in e tyre.

Në muajin Dhjetor, kompania do të shtojë opsionin e fshirjes së llogarisë pa qenkë nevojën për të hequr dorë nga Instagram.

Michael Protti, një nga përfaqësuesit e Meta, u shpreh se duke qenë se llogaritë janë të lidhura, kompania vlerësoi me kujdes  si të kapërcente kërkesat për të fshirë llogarinë. Ndaj u mor vendimi që të shtohej opsioni i çaktivizimit të llogarisë ose konvertimi i saj në private në mënyrë që përdoruesit të vijonin të ushtronin të drejtat e tyre.

Njëkohësisht Meta po punon për integrimin e Threads në fediverse pasi po studion rastet  se ç’ndodh me një postim që shkon në një server tjetër por më pas fshihet nga vetë autori.

Linku: https://tech.hindustantimes.com/tech/news/users-will-be-able-to-delete-threads-account-soon-says-meta-official-71695794689394.html

Foto: Freepik.com

tags: